E rëndë në Tiranë, e moshuara gjendet e vdekur në banesën e saj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Një e moshuar është gjetur e vdekur në banesën e saj në kryeqytet. Burimet bëjnë me dije se 84-vjeçarja jetonte e vetme në banesë prej kohësh.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tefta Tashko Koçi”, në afërsi të komisariatit nr.1.

Mësohet se zjarrëfikësit kanë hyrë në banesën e viktimës nga dritarja e ballkonit dhe kanë dalë nga dritarja e ballkonit. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 12.11.2021 21:21