Nga Lalzi në Jug, Ilir Meta zbulon dëshirën e vetme që ka nga fshati piktoresk (FOTO LAJM)

Presidenti i vendit Ilir Meta ka vendosur që këtë fundjavë të pushojë në jug të Shqipërisë duke hequr dorë nga Gjiri i Lalzit.

Teksa ka publikuar një album fotosh nga Piqerasi, fshati turistik buzë Jonit, Meta shkruan se dëshira e vetme është të rikthehesh sa më parë.

“Nga Piqerasi largohesh vetëm me një dëshirë, për t’u rikthyer sa më parë!”, shkruan konkretisht presidenti.

Kujtojmë që kreu i shtetit u shkarkua nga Parlamenti për shkelje të rënda kushtetuese. Ndërkohë vendimin përfundimtar pritet ta japë Gjykata Kushtetuese.


Shtuar 27.06.2021 19:58