“Unë mendoj Mbappe do të jetë te Reali sezonin e ardhshëm”

Nicolas Anelka, ish-sulmues parashikoi ndeshjen mes parisienëve dhe Merengues.

Në një intervistë për kanalin televiziv RMC Sport, ish-lojtari francez, tashmë 42-vjeç, filloi duke trajtuar sfidën kryesore të fazës së eliminimit të Champions League.

“Është një finale e hershme. Dy skuadra të mëdha, dy klube të mëdha, dy trajnerë të mëdhenj, lojtarë të nivelit të lartë… Përbërësit për një shfaqje të paharrueshme janë mbledhur, nuk kam asnjë dyshim. Sipas meje Reali ka një avantazh të vogël sepse ka më shumë përvojë. Kur arrijnë këto momente, janë gjithmonë një ekip shumë i fortë. Por PSG ka lojtarë të jashtëzakonshëm, ndaj jam i sigurt se do të bëjnë gjithçka për të arritur në çerekfinale”, komentoi Anelka, duke iu referuar më pas Mbappes dhe të ardhmes së afërt të sulmuesit francez.

“Unë nuk kam asnjë top kristal, megjithatë, në përgjithësi kur një lojtar dëshiron të dalë i lirë… largohet! Nëse do të donte të qëndronte në Paris, mendoj se do të ishte rinovuar deri tani. Kështu që unë mendoj se ai do të jetë në Real Madrid sezonin e ardhshëm. Ai do të dëshirojë të bëjë një ndryshim për t’u larguar me stil nga PSG, por e vërteta është se unë nuk e di se çfarë po ndodh në kokën e tij”.


Shtuar 10.02.2022 16:41