Shokon Louis van Gaal, zbulon se është me kancer

Louis van Gaal i ka shokuar të gjithë me rrëfimin e tij mbrëmjen e djeshme. Trajneri i Holandës ka bërë me dije se ka një formë agresive të kancerit të prostatës.

“Në çdo periudhë gjatë kohës si trajner i kombëtares, më është dashur të largohem natën për të shkuar në spital pa e kuptuar lojtarët deri më tani. Mendoja se isha i shëndetshëm, por nuk jam”, rrëfeu holandezi.

Van Gaal po trajtohet për problemin e tij shëndetësor, që ka shërim në shumicën e rasteve kur kapet në kohë.

Tekniku holandez në karrierën e tij ka drejtuar klube si Ajax, Barcelona, Bayern Munich dhe Manchester United, si dhe kombëtaren e Holandës në tre periudha.