Rama nga kongresi: Mjafton të dëgjoni Metën, për të kuptuar ku shkon liria për t’ia futur kot

Ditwn e sotme, kryeministri Rama po zhvillon njw takim me të rinjtw e FRESH, ku ka thumbuar edhe Presidentin e Republikës Ilir Meta.

Nw ditwn e tretw të Kongresit të Partisë Socialiste nga sheshi “Nënë Tereza”, Rama tha se mjafton të dëgjosh “këtë që keni mbrapa ju për të kuptuar se deri ku shkon në Shqipëri liria për t’ia futur kot dhe askush nuk të thotë gjë”.

“Duhet ndërtuar rruga se si gjërat të thuhen dhe të dëgjohen. Ne kemi një situatë demokratike që besoj në nivelin e gjërave që thuhet nuk na e kalon njeri. Mjafton të dëgjosh këtë që keni mbrapa ju për të kuptuar se deri ku shkon në Shqipëri liria për t’ia futur kot dhe askush nuk të thotë gjë. Mjafton të hapësh tv dhe larg qoftë të shohësh ndonjë debat për të parë se çfarë lirie kanë njerëzit për ta shthurur gjuhën. Kjo nuk është cilësi demokratike e jetës. E përcakton fakti se sa dëgjohesh dhe se sa ndërveprim ka. Këtu është bërë fol, fol por kush po të dëgjon. Në këtë aspekt, FRESH mund të krijojë një model të ri. Nëse do kemi edhe 4 vite të tjera si këto 4 vite nuk ka çfarë na duhet FRESH. Kjo për organizimin. Patjetër ju i duheni PS-së dhe të ardhmes së këtij vendi”, tha Rama.


Shtuar 1.03.2020 11:04