Balla i përgjigjet Bashës: Sot dyfish toka të mbjella në krahasim me vitin 2013

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së taulant Balla u është përgjigjur deklaratave të kreut demokrat Lulzim Basha në Kuvend, i cili tha se buxheti i 2022 është më i ulët se vitin e kaluar, për fermerët.

Në përgjigje, Balla tha se sot është mbjellë më shumë se dyfishi i tokës se në 2013. Gjithashtu u zotua se deri në fund të mandatit, exportet do të arrijnë shifrën 1 miliardë.

“Një pjesë e kolegëve në këtë seancë u shtirën një pjesë me zemër një tjetër jo se gjoja ne i kemi harruar fermerët. Unë jam nga ata deputetë që blej vetë domatet shkoj edhe te kasapi, s’jam si ndonjë paraardhës që e bën këtë vetëm në fushatë. Bujqësia matet me sa hektarë mbilleshin në 2013 dhe sa mbillen sot. Sot janë më shumë se 2-fishi i tokës së mbjellë në 2013. PD s’kishte investuar asnjë qindarkë në kanale vaditëse. Edhe ne kemi patur diskutime mes nesh për çështjen e 6% të famshëm. Nga rimbursim ishte kthyer në një subvencion për grumbulluesin.  E tha dhe kandidati për deputet i PD  në takim me kryeministrin se 6% nuk shkonte te katundari.

400 milionë euro është sot vlera e eksporteve të produkteve bujqësore. Peshkimi po ecën me një ritëm më të lartë. Në fund të këtij mandati do kemi arritur vlerën 1 miliardë dollarë eksporti. Do tu kërkoj ndjesë nëse nuk do kemi arritur  1 miliardë dollarë eksporti. Për thithjen e investimeve nga vendet e BE jemi të parët, më shumë se Maqedonia e Veriut as nga Kosova”, tha Balla./albeu.com


Shtuar 25.11.2021 13:48