Chelsea do të humbasë 5 lojtarë në fund të sezonit pasi sanksionet prekën klubin

Lajm i ditës në botën e sportit është pikërisht ai që Anglia i vendosi sanksione bosit rus të Chelseat, Abramovich.

Kjo ka prekur në mënyrë direkte klubin e Chelseat pasi pasojat do të jenë të mëdha.

Nuk mund të shesin e as nuk mund të blejnë lojtarë, nuk mund të shesin bileta për tifozët e tyre dhe as nuk mund të rinovojnë kontrata.

Tashmë Chelsea rrezikon 5 lojtarë në fund të sezonit të cilët do të largohen pasi i mbaron kontrata dhe nuk do të mund të rinovojnë.

Azpilicueta, Rudiger, Saul, Christensen dhe Charly Musonda Jr janë lojtarët që nuk do të mund të nënshkruajnë kontrata të reja me klubin blu të Londrës./ h.ll/albeu.com


Shtuar 10.03.2022 12:58