Gjenden 323 pako hashashi me fytyrën e Vladimir Putinit, befasohet policia

Një sasi e madhe droge ka rënë në “rrjetën” e policisë libiane.

Droga ka qenë e ndarë në 323 pako dhe e veçanta ishte se ajo ishte e stampuar me fytyrën e presidentit rus Vladimir Putin.

Sipas të dhënave nga mediat e huaja, droga është e llojit Canabissativa.

E gjithë sasia ishte vendosur në një varkë, e cila u mbyt në ujërat e Libisë dhe pakot u shpërndanë nga valët e detit duke i nxjerrë në breg. Deri tani, nuk është publikuar sasia e plotë e drogës së sekuestruar./albeu.com/


Shtuar 8.02.2022 13:50