Lëvizte lirisht me armë në brez, si u kap durrsaku

Një i ri nga Durrësi ka rënë në prangat e policisë pasi lëvizte me armë zjarri me vete.

I arrestuari është identifikuar me inicialet A.K., 19 vjeç.

Pas informacioneve të marra se në ambientet e një lokali ndodhej një person i armatosur, efektivët e policisë së Durrësit në bashkëpunim me forcën “Shqiponja” arritën në adresë për të kapur dhe arrestuar të riun.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë i gjetën në trup një armë zjarri pistoletë “Ekol” të cilën e mbante pa leje. Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vite burg. /albeu.com/


Shtuar 23.02.2020 08:23