Ta bësh vetë brumin e krepave është një kënaqësi më vete. Shtoji kësaj që mbushjen mund ta bësh me çfarë të duash sipas dëshirës dhe mundësisë. Shijojeni!
INGREDIENTËT
- 2 vezë
- 300 ml qumësht
- 150 gram miell
- Pak kripë
- Mbushja sipas dëshirës (me çokollatë, banane, biskotë ose me proshutë pule, xaxiq dhe djathë gouda të grirë imët)
UDHËZIMET
1.Në një enë bashkoni vezët, miellin, qumështin dhe pak kripë. I rrihni mirë me një tel elektrik. E lini për 30 minuta mënjanë.
2.Merrni një tigan që nuk ngjit, e lyeni me shumë pak vaj luledielli dhe pasi të jetë nxehur i shtoni një garuzhde nga brumi i krepave.
3.E rrotulloni tiganin në mënyrë që brumi të ketë formë të rregullt rrumbullake.
4.Pas kësaj e hiqni dhe e servirni në një pjatë. Mbushjen mund ta bëni të kripur ose të ëmbël sipas dëshirës./neps.al