Reagon ambasadorja amerikane pasi pa Ramën, Metën e Bashën bashkë: Mbresëlënëse!

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka reaguar pas mbledhjes së dytë të Këshillit të Sigurisë, pasditen e sotme.

Në një shënim në tëitter, ambasadorja Kim e ka quajtur mbledhjen produktive, duke theksuar se është mbresëlënëse të shohësh Metën, Ramën dhe Bashën të bashkëpunojnë për të mbrojtur popullin shqiptar.

“E kuptoj se mbledhja e sotme e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ishte e gjatë, por produktive.

Shumë mbresëlënëse për të parë Presidentin, Ilir Meta; kryeministrin, Edi Rama; kryetarin e PD; Lulzim Basha & Udhëheqës të tjerë që bashkëpunojnë për të mbrojtur popullin shqiptar dhe për të zbutur dëmet nga # COVID19. Udhëheqja e vërtetë”, shkruan ambasadorja Kim.


Shtuar 15.04.2020 21:12