Të shtëna me armë zjarri në Shkodër (VIDEO)

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në Shkoder, ku mësohet se është qëlluar në drejtim të një mjeti në lagjen “Prek Cali” në Shkodër.

Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se një mjet në levizje ka qëlluar në drejtim të një mjeti të parkuar. Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Sakaq policia ndodhe të vendngjarje dhe po heton rastin. /albeu.com


Shtuar 25.10.2022 23:05