Miku i vjetër nuk e donte gjallë, Fatos Tushe flet pas sulmit me granatë

Mëngjesin e 31 dhjetorit, kryebashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe dhe sekretarja e tij, mbetën të plagosur si pasojë e një sulmi në zyrën e tij.

Me fillimin e javës, konkretisht ditën e sotme Tushe mësohet t’i jetë rikthyer aktivitetit normalisht.

“Kam rifilluar normalisht punën Jam rikthyer në punë, ndodhem në zyrë. Jam në gjendje të mirë shëndetësore”, është shprehur Tushe për mediat.

Kujtojmë se gjashtë ditë më parë, një shpërthim granate plagosi lehtë kryebashkaikun dhe më rëndë sekretaren e tij Erisa Qalliu.

Si autor i ngjarjes është shpallur në kërkim ish-shoferi i Tushes, Gëzim Saraçi.

Prokuroria ka si pistë kryesore të hetimit të saj largimin nga puna të Saraçit, i cili thuhet se rezultonte i papunë. Po ashtu raportohet se Saraçi ishte shndërruar në një njeri problematik me pijen.


Shtuar 6.01.2020 10:28