Ndodh dhe kjo! E reja godet 80-vjeçarin që po hante në avion pse nuk mbante maskë (VIDEO)

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur dhe tërësisht paranojake ka ndodhur në një avion të American Delta Airlines. Një pasagjer ka regjistruar skenën ku një vajzë është çuar në këmbë e tërbuar duke i bërtitur një 80-vjeçari pse nuk mbante maskën anti-Covid.

I moshuari, i cili e kishte maskën në avion, po i shpjegonte asaj që po hante, prandaj nuk e kishte të vënë.

Debati degradon në fjalë ofenduese sa një moment i moshuari e quan “k*rvë”. Në këtë moment, vajza është kthyer dhe e ka goditur me shpuakë. Më pas e ka pështyrë në fytyrë.

 

Kjo situatë nuk u shmang dot nga pasagjerët dhe stjuardesët.

Autoritetet po prisnin te porta që avioni të ulej në Aeroportin Ndërkombëtar Hartsfield-Jackson, ku “Karen” u ndalua nga FBI .

Ajo që duhet të dini është se kjo linje ajrore, për pasagjerët që shfaqin sjellje të padisiplinuar mund të gjobiten deri në 37,000 dollarë për shkelje ose të ndiqen penalisht./albeu.com


Shtuar 28.12.2021 22:03

Tags: , ,