“Si je zoti Gështenja?” Rama-deputetit: Do më lësh të thyej arrat e mia dhe pastaj me gështenjat (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve, ka debatuar ashpër me kryetaren e këtij komisioni, Jorida tabaku dhe em deputetët demokratë.

Pas përplasjeve fillimisht me Tabakun dhe Këlliçin, Rama u përplas edhe me deputetin Lefter Gështenja.

Edi Rama: Bëhet dhe pa pagesë po bëhet si në Sharrë, si në Elbasan. Bëhet si në Fier, ku digjeshin rrugëve. Këto janë pagesa për kompaninë, nuk janë pagesë për ndonjë aferë, por për ton. Do më lejoni t’ju them se është e njëjta gjë. Pagesë për ton për një shërbim që sot është ekselente. Mund të shkoni me fëmijët

Jorida Tabaku: Ule tonin e zërit. Jemi të interesuar nga buxheti i shtetit. Ule! Po ju dëgjoj me shumë qetësi

Edi Rama: Mos më ndërhy dhe toni im i zërit ulet. Do i marrim me radhë, por më lë të mbaroj këtë. Se sapo del gjëja ndryshe vjen thirrja për qetësi. Të lutem jo me mua. Më lër të mbaroj. Pse më ndërhyn?

Jorida Tabaku: Fokusohuni tek përgjigjia; po apo jo? Me këto gjëra prej aktori e kemi kthyer qeverinë në kompanië e KLodian Zotos?

Edi Rama: A prapë e shkele ligjin. Me po/jo i përgjigjesh vetëm pyetjes; 5000 veta a rrinë dot tek Pallati i Kongreseve?

Jorida Tabaku: Të përqëndrohemi tek pyetjet

Edi Rama: Do përqëndrohemi tek lekët, se aty është problemi. Do përqëndrohemi tek paratë e shqiptarëve që keni bërë hagare. Kjo është aritmetika e delegatëve. Plehërat përpunohen me para, ka pasur një model dhe ka qenë modeli i qeverive paraardhëse.

Lefter Gështenja: Edhe Bashkive…

Edi Rama: Si je zoti Gështenja? Do më lësh të thyej arrat e mia, pastaj me gështenjat? Po ai po qesh më. Ju duket normale që ai ndërhyn.

Jorida Tabaku: 100 mln euro pagesa..

Edi Rama: Tani bëtë një fyerje. E vendosni ju ça do ndodhi këtu. Kur më jepni fjalën më lini të mbaroj. Nëse e bëni me aktrim dhe propagandë, jam gati unë. E kam bërë një komision këtu unë. Fyej por se çfarë të pret pastaj nuk e di unë. Kur kam fyer në sallë?

Jorida Tabaku: Me këtë ton drejtohuni vartësve tuaj. Fokusohuni tek 100 mln euro

Edi Rama: Po kjo dihet botërisht moj. Do fokusoehmi aty. Po pusho pra. Se e ke zërin gërricës. E ke shumë gërricës. E dëgjon zërin tënd apo jo? Ua!