“Shpenzoj 2 mijë euro në muaj për kremra”, moderatorja nxjerr “krehërin për këmbët” në emision (FOTO LAJM)

Moderatorja Erjola Doçi i habiti të gjithë kur deklaroi se “shpenzon 2 mijë euro për kremëra për fytyrën” dhe se përdorte krehër për këmbët pas dushit.

Sot në emisionin “E diell” moderatorja tregoi funksionin e “krehërit të këmbëve”. Ajo leu këmbët me krem në mes të emisionit dhe filloi t’i masazhonte me krehër, duke thënë se “ndihmon në hapjen e poreve dhe qarkullimin e gjakut”.

“Nuk bën 2 mijë euro. Të ndihmon në hapjen e poreve dhe qarkullimin e gjakut. Dikush ka prioritet të vishet, të blejë çanta. Unë kam prioritet higjienën, pastërtinë dhe skincare. Nuk bën 2 mijë euro për një muaj, se është keqkuptuar por furnizohesh dhe i përdor përgjatë gjithë kohës”, tha ajo.

Ndërsa tregoi ku i gjen lekët për shenzimet mijëra euro për kremëra për fytyrën: “Mbaj veten, familja. Shkon një kosto aq, herë më bashkëpunime, herë pa bashkëpunime falë influencës. Na bën tag-i sa 2 mijë euroshi, se unë edhe s’para konsumohem si imazh, bashkëpunoj kur duhet.”