Gazment Bardhi nxjerr “zbuluar” Berishën: Trego faturat që financove mitingun e 11 dhjetorit

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka sulmuar ashpër Kuvendin e 11 dhjetorit, të thirrur nga Berisha, duke e quajtuar atë thjeshtë një miting dhe ka kërkuar që ish-kryeministri të publikojë faturat.

Bardhi deklaroi që mediat duhet të kërkojnë transparencë të plotë për ato që ai i quan premtimet publike të Sali Berishës.

Komentet Bardhi i bëri në një komunikim me gazetarët jashtë selisë blu.

“Çdo degë e partisë ka paraqitur para sekretariatit prova të plota të manipulimit. Ka degë partie ku numri i anëtarëve është më i lartë se vetë numri i anëtarëve të partisë në atë degë. Ne kemi zgjedhur të heshtim se interesi jonë është ai i demokratëve.

Ajo që unë pres me shumë dëshirë që secila media që i shërben të vërtetës është të trokasë në zyrën e zotin Berisha dhe ti kërkojë të realizojë premtimet e tij publike. E para për transparencë të plotë të delegatëve në mitingun e 11 Dhjetorit. Ju premtoi që shpenzimet dhe faturat do të ishin publik, madje do të informonte qytetarët se kush ishin financuesit, pas publikimit do të shikoni që është top lista e oligarkëve”, tha ai./albeu.com/


Shtuar 6.01.2022 16:47