Aksident në Durrës, kamionçina përplas 20 vjeçarin me motor

Një 20 vjeçar me motor është përplasur nga një kamionçinë pasditen e sotme në Durrës.

Pas përplasjes, ai është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 21.11.2021, rreth orës 18:05, në rrugën ” Bajram Tusha”, mjeti tip kamionçinë me drejtues shtetasin S. G., 65 vjeç, ka përplasur shtetasin V. M., 20 vjeç që po lëviste me motomjetin e tij, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën“, thotë policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com/


Shtuar 21.11.2021 18:54