E pamundur të harrojë Kim Kardashian? Kanye West ndahet nga super modelja 22 vite më e re (FOTO LAJM)

Nuk kaloi shumë kohë që kur lidhja e tyre u bë publike dhe Kanye West dhe modelja Vinteria janë ndarë. Mes sa duket ajo nuk e ka duruar dot konkurrencën me Kim Kardashian. Page Six ka mësuar ekskluzivisht se Kanye West nuk është më në lidhje me modelen.

Reperi i “Touch the Sky” nuk po e ndjek më Vinetria-n në Instagram, por ajo vazhdon ta ndjekë atë.

West dhe modelja ishin takuar me njëri-tjetrin pqe njëfarë kohe dhe madje ndoqën së bashku ndeshjen e basketbollit të tij Donda Academy në Minneapolis.

Ndarja e tyre vjen pasi 44 vjeçari i është lutur publikisht Kim Kardashian që të kthehet tek ai.

“Kam nevojë që të kthehesh menjëherë tek unë, më konkretisht Kimberly”, tha artisti i njohur tani si “Ye” gjatë një interpretimi të këngës së tij “Runaway” në koncertin e tij me Drake.

Ndërkohë, Kim, e cila kërkoi të shpallej ligjërisht beqare në mes të procedurave të divorcit me West, ka qenë e zënë duke kaluar kohë me të dashurin 28-vjeçar Pete Davidson. Çifti u kthye edhe një herë në vendlindjen e tij Staten Island për darkë në restorantin lokal “Angelina’s Ristorante” dhe një shfaqje të “House of Gucci” në kinemanë e tij lokale.

“Faleminderit Kim Kardashian, Pete Davidson, Scott Disick dhe të tjerë për darkën në mbrëmjen e fundit të “Angelina”. Vërtet kënaqësi t’ju shërbenim, kthehuni në çdo kohë”, shkruajti pronari i restorantit, Vincent Malerba, një selfie që shkrepi me çiftin në Instagram.


Shtuar 22.12.2021 11:22