“Qeveria dhe pasuria si nëna dhe bija”, bëfason Gjekmarkaj: Individët janë bërë dele dhe shefat ujqër

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka hedhur akuza të forta nga foltorja e Kuvendit mbi qeverinë Rama.

Në seancën e sotme plenare foli për aktin normativ për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme.

Gjekmarkaj tha se qeveria po pengon zhvillimin mbi bazën e shanseve të barabarta.

Ai komentoi gjithashtu edhe vizitën e presidentit turk Recep Tajip Erdogan në vendin tonë.

Sipas Gjekmarkaj, mëgjithëse Turqia është aleate e Shqipërisë, fakti që asnjë anëtar i KMSH-së nuk ishte në inaugurimin e xhamisë së Et’hem Beut, është poshtërues sipas tij.

Fjala e plotë e Agron Gjekmarkaj në Kuvend:

E nderuar Zonja Kryetare,

Të nderuar deputet !!

Nuk jam fare ekspert i pasurisë as i asaj që duket e as i asaj që nuk duket. Nuk jam as fare i pasur, por jo i merzitur sepse kjo është zgjedhje që më bën të lirë.

“Shtepia ime është e vogel por dritaret e saj hapen mbi një botë të pafundme” ndaj jam këtu për të mbrojtur bindjet e mia, interesin e qytetarve shqiptar dhe jo  bizneset e mia, jo  investimet e  mia, jo miqte e mi oligarke, jo gropat e tyre, jo tunelet per ta , jo rruget veç per ata, jo  fshatrat e tyre turistik, jo llogaritë bankare të fryra nga administrimi i pushtetit, jo tokat e grabitura në bregdet apo në zemer  të qytetit , jo taksat e vjedhura, jo leket nga lejet e ndertimit, jo perqindjet nga tenderat, jo rrushfetet e emerimeve në pika kyçe, jo deputet, kryebashkiaket apo ministrat hajdutë, jo ligjet të cilat i justifikojnë të fortit grabitjet ndaj qytetarit të zakonshem.

Nuk kam ndermend të merrem me projektligjin as në frymë as në germë , mund të jetë shumë i mirë, mund të jetë shumë i keq por në thelb gjithçka ndryshon që gjithçka të mbetet njesoj.

Edi Rama na e ka konfirmuar këtë postulat në 8 vite qeverisjeje,

Qeveria dhe pasuria rrine si nënë dhe bija atje lart ku është e embel hija.

Pasuri të luajtshme dhe të palujtshme në shumicë keto 30 vjet kanë krijuar njerzit e pushtetit , bizneset dhe mediat afer tyre, familjaret e tyre!

Asgjë më të dukshme në Shqiperi nuk ka se ajo që është fshehur. Asgjë më të turpshme nuk ka sesa perpjekja për ti bërë moral një shoqerie pasi e ke vjedhur. Por më kriminale është që ma paratë e saj i blen voten me të cilen shton pasurinë tënde dhe e mban atë të varfer. Të jesh i pasur pa arrogancë nuk kushton asgjë thotë Konfuci. Por në vendin tonë pasuria sidomos ajo e bërë me vjedhje , me taraf , me lepirje  bën zhurmë, uleret, kercet, bertet ! Atë e demostrojnë baballaret në darkat e shtrenjta ku shampanja derdhet ne pishina dhe ku bujari u demostrojnë shtetarve.

Atë e demostrojnë gratë në parrukeri apo në kafen e lagjes, po kaq ndonëse me pafajsisht femijet në shkollë apo pasdite me makinat e tyre të shpejtësisë.

Akraballeku i vozitjes së tyre sociale shkelqen si puçerr me qelb në ballin e një vendi të strukur në hallet e veta.

Kjo pasuri e luajtshme dhe e paluajshme bije e karaktereve Danteske po vret shanset e barabarta për femijet , për prinderit, për qytetaret që janë të detytuar të japin dhe jo të marrin.

Kjo pasuri e ka bërë politiken shqiptare kaq agresive dhe shpesh të poshter. Lufta për të i ka denatyruar asaj thelbin. Joshja prej saj e bën të pambarim tranzicionin ketë fabrike parashe të pista aktoret e të cilit kerkojnë  të mbajnë kohen peng me hakerrime, ulerima e potere.

Kjo pasuri e pa mund e pa djerse e cila leviz mes të paluajtshmes dhe të luajtshmes ,bën të vallezojë ate që nuk duhet të luaj , atë që duhet të qendrojë  rojetar, ligjin nderkaq e bërë mal i zë pamjen drejtësisë që  nuk vepron për zgjedhjet, për inxhinjerinë elektorale, promovimin e idiotesisë mendore që mufatet me hashash dhe ambalazhohet me propagandë.

Kjo pasuri ku secili di çmimin e çdo gjëje dhe vleren e asgjëje i ka bërë individet dele dhe shefat ujq, kjo pasuri ka modifikur krenarinë dhe dinjitetin. Prej saj heshtja triumfon mbi fjalen. Prej saj dhe sidomos nga mungesa e saj shoqeria gjindet në krizë etike.

Universitetet tona  i ka bërë vulnerabel me autoritet të demtuar, spitalet tona si dhoma horrori, Policinë tonë jashtë realitetit , administraten tonë si subjekt romani, politiken tonë shpesh të urryeshme dhe qeverinë jetë gjatë!

Kjo pasuri i ka rinuar politikanët shqiptare , i ka bërë ata pa rrudha, të vishen bukur, të bëjnë palester, të njohin vererat si e vetmja pasqyrë në të cilen shohin Narçizin e vet. I ka rinuar aq shumë sa mendojnë që janë të perjetshem, të pavdekshem, të pazevendesushem. Ata janë botoksi dhe elikziri ynë.

Ajo i nxit të ndertojnë inceneratorë, të rrisin borxhin publik ku nuk mban më, të vrapojnë për të miratur hua, marrveshje.

Ajo vetem ajo i çon drejt  demences logjike e kontrollit të çdo gjëje, siç është se fundmi edhe lufta me FSHF , politike per sport, sport per politike, dhe të dyja bashkë luajnë për të paluajtshmen -pasurinë!!!

Pasuria është mirqenie, pasuria është progres, pasuria është edukatë, pasuria është atdhedashuri e demokraci, pasuria është dashuri, pasuria është rilindje, pasuria është gezim , sharm, stil dhe epersi mendore —ja pyeteni qeverinë dhe do ju konfirmojë fjalet e mia. Pyesni shoferin e Benet Becit  dhe të njëjten gjë ju konfirmon se rroga e të cilit lë në bisht të karroces çdo profesor shqiptar.

Të nderuar kolegë,

Sot është dita që ky kuvend të demostrojë ndergjegje kombetare. Një javë më parë Presidenti i një vëndi mik , Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan vizitoi këtë sallë duke mbajtur ketu një fjalim. Padyshim Shqiperia nuk sheh tek Turqia moderne ish Perandorinë Otomane perkundrazi sheh një vend mik e aleat. Nuk mund ta harrojme miqesinë pa kushtë që shteti i Turgut Ozalit , Demirelit, Tansu Çillerit e Bulent Eçevit ne ditë të keqia na ofroi.

E gjej me vend të falenderoj Turqinë për çdo lloj ndihme që i jep vendit tonë se mirnjohja as nuk duhet të vjeterohet as të lodhemi duke e shfaqur !

Por ne jemi një shtet i pavarur dhe jo një vënd vasal ! Unë kulturalisht jam katolik por më se pari jam shqiptar dhe për mua prevalon kombi gjuha e gjaku mbi çdo fe. U ndjeva keq , gati i poshteruar per diversionin që u bë mbi komunitetin musliman shqiptar gjatë vizites së Presidentit Erdogan!

Ata u perjashtuan në perurimin e Xhamisë së restauruar të Ethem Beut në qender të Tiranes dhe në krah të Presidentit Erdogan e të Kryeministrit Rama ishte një hoxhë Turk dhe jo një klerik musliman shqiptar. Shqiptaret musliman  e kanë fituar të drejtën për të zgjedhur  kreret e tyre qysh në vitin 1924 , dhe kjo është një e drejtë e panegociushme!

Çdo tentativë  për të dhunuar këtë të drejtë të shënjtë është nderhyrje flagrante në punet e brendshme të Shqiperisë dhe të ketij komuniteti. Këtë nuk duhet  ta lejoje qeveria e cila dukshem shfaqet në pozita vasaliteti dhe jo partneriteti.

Trysnia për të menduar njesoj , për të debuar  njerez apo për të mbyllur shkolla po kaq është patolerueshme. Organizatat terroriste janë të listuara nga OKB dhe ne kemi detyrim tu rrime vetem onligimeve që lindin prej saj.

Ne në vitin 1990 ishim nder vendet më të varfra në botë dhe shumë shtete na ndihmuan të ndertonim objekte kulti  e perseri meritojnë falenderime por një shoqëri e emancipuar objektet e kultit, monumentet, varrezat, kulturat , traditat , orjentimet gjeoshpirterore i nderton me perpjektjet e veta si reflektim i nevojes dhe historisë. Shqiptaret kanë disa besime fetare por ata e dinë që nuk janë as turq, as grekë, as sllave, as italinë po thjesht shqiptarë që i falen Zotit në menyra të ndryshme !

Shqiptaria është një ngrehine me disa mure siç janë besimet monoteiste me kolonë kryesore  identiteti, Gjergj Kastriotin Skenderbeun i cili me 17 Janar pat nje pervjetor , e per të cilin kjo qeveri nuk u kujtua sepse falë zotit ajo ka Skenderbeun e vet ende gjalle dhe ai që që vdiq me 17 Janar 1468 në Lezhë i prish jaranllekun e vasalitetit i cili i duhet vetem për sundimin e tij e jo si kerkese e popullit shqiptar për “vellazeri” !

Si ish Kryetar i Komisionit të Edukimit dhe Mediave i shpreh gjithe solidaritetin  gazetares turke Sedef Kadash dhe madje mbeshtes edhe qeverinë tonë nëse kerkon lirimin e saj të menjehershem.


Shtuar 27.01.2022 11:30