Si u festua fitorja e Kombëtares shqiptare në Kumanovë (VIDEO)

Kombëtarja shqiptare regjistroi dje në mbrëmje një fitore të jashtëzakonshme në transfertë ndaj Hungarisë me golin e Broja 10 minuta nga fundi.

Kjo fitore na mban gjallë shpresat për një vend në “Katar 2022”.

Kjo fitore e mban Kombëtaren në vendin e 2-të të Grupit I me 15 pikë, 1 pikë më shumë se Polonia e vendit të 3-të që e sfidojmë të martën në Air Albania.

Por të shumtë ishin tifozët që e festuan triumfin e Kombëtares shqiptare.

Në një video të mbërritur në redaksinë e Albeu.com, tifozët në Kumanovë nuk i mbajtën dot emocionet duke festuar mes brohorimave. /albeu.com/


Shtuar 10.10.2021 13:07