‘Snob’ më i mire se ‘H.O.T’? Dalina Buzi për Megi Pojanin: E them për here të parë

“Snob” është seriali më i ri i sjell në treg nga Dalina Buzi. Ajo në programin ‘Abc e Pasdite’s me Ermal Peçin ajo tregoi se si u mbyll ‘Hostel by Anabel ‘dhe se si erdhi seriali tjetër Snob.

“Me ndërprerjen e Hostel më duhej të justifikoja dy seritë e fundit që kishin ngelur nga Hostel-i, dhe krijova këtë gjë, por nuk e dija që do merrte këto përmasat e një seriali. Dy sëritë e xhiruara para një viti, 2020, pak a shumë ishin pikturë e karaktereve, më pas kur pata kohën për të vazhduar xhirimet e tjera, vazhdimësia e ngjarjet rrodhën në vazhdim. Një punë 1 vjeçare por drafti përfundimtar është shkruar për dy javë dhe është shkruar në Vuno”.

Duke qenë se në treg janë lançuar disa seriale Ermali e pyet nëse e kishte një bast personal që seriali i saj do të ishte më i miri.

“Jo. Nuk kam ego. Në realizim dhe në skenar patjetër që unë medoj se është më i miri. Kështu mendoj unë, po kush jam unë ta mendoj këtë. Nuk është fare garë, sepse gjinia është komplet tjetër. Nuk është thriller tamam, është komplet dramë dhe nuk ka asnjë pik takimi më asnjë nga këto seriale. Është njësoj si të krahasosh Friends me Breaking Bad”.

Në premierën e ‘Snob’ u diskutua shumë mungesa e Megi Pojanit, ndaj të cilës thotë diçka për here të pare”

“Ka gjithmonë diskutime për njerëz që unë i kam pasur në staf, nga njerëz që janë jashtë punës. Kjo është një pyetje shumë natyrale dhe Hosteli, realisht kur ka qenë seria e fundit e ‘Love like Tirana’, unë isha në Amsterdam dhe youtube kishte problem. nuk transmetohej dot seriali, unë kam marrë mallkime. Hosteli ka qenë një bebe që e kam dashur shume dhe padyshim do pyesin për personazhin kryesor sepse Megi në fund të ditës ishte Roland Trebicka e atij Hostel-it. Pa atë, të jemi të sinqertë dhe po e them për herë të parë, pa mua dhe Endri Delisula në kamera, Hosteli nuk do të ishte”.


Shtuar 26.11.2021 18:58