Yuri Kim ndan mesazhin e Bush: Jam krenar që isha presidenti që vizitova Shqipërinë

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, gjatë fjalës së saj në 100-vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, ka ndarë dhe një mesazh të ish-presidentit amerikan George Bush, përmes një letre.

“Unë dhe Laura ju dërgojmë përshëndetjet më të ngrohta. Ky gur kilometrik është dëshmi e miqësisë. Në 2007 isha krenar isha krenar që isha presidenti që vizituam Shqipërinë. U bëmë dëshmitarë të mikpritjes tuaj të sinqertë. Jam i lumtur të shoh Shqipërinë dhe SHBA si aleatë. Shpirti shqiptar që kurrë nuk resht për liri dhe tradita juaj e besës janë vlera. Gëzuar të gjithëve 100-vjetorin”, ka shkruar në letrën e tij ish-presidenti amerikan.


Shtuar 28.07.2022 11:34