Ngërçi mes aktorëve të famshëm turq zbulohet në emisionin shqiptar, Tolgahan: Can Yaman zëvëndësohet kollaj

Aktori shumë i njohur i filmave dhe telenovelave turke, Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi kanë qenë dy nga të ftuarit e Luana Vjollcës në “Zemër Luana”. Sigurisht që pyetjeve pikante, nuk u ka shpëtuar as Tolgahan.

Në lojën e fundit të “Zemër Luana”, ku të ftuarit duhet tu përgjigjeshin pyetjeve pikante ose të fusnin këmbët brenda kutive që përmbanin gjallesa është pyetur se cilin prej aktorëve turk do të quante kampion në aktrim sipas tij, ka përmendur emrin e Halk Jalderman. Ndërkohë nuk ka mbaruar këtu, pasi vazhdimi i pyetjes ka qenë pikërisht për emrin e aktorit që mund të zvëndësohet lehtësisht.

Tolgahan ka përmendur emrin e Can Yaman, si aktorin që mund të zevëndësohet. Ndonse kolegë dhe Can Yaman pavarësisht se i ri në profesion duket shumë premtues. Por duket se mes Can Yaman dhe Tolgahan Sayisman ka diçka më shumë, pasi aktori e përmendi kolegun dy herë për keq!

Gjithashtu ai e etikeoi si “shume i dashur për italianet” nisur nga historia e aktorit Can Yaman me moderatoren italiane Diletta Leotta.