Prangosen nëntë persona në Tiranë

Nëntë persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës.

Ata akuzohen për një sërë veprash penale, duke nisur nga trafiku i narkotikëve e deri të dhuna e vjedhja.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë policia përmes një njoftimi.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Vihen në pranga 9 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– L. Ç., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa;

– O. D., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë;

– M. J., 18 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. P., 29 vjeç, pasi në rrugën “Esheref Frashëri”, ka vjedhur dy pompa dhe një depozitë uji, në parkingun e shtetasit G. Sh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– D. F., 51 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes;

– E. T., 37 vjeç, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, “Vetëgjyqësia” dhe “Pushtimi i tokës”, pasi me vetëgjyqësi ka vendosur një qepen në një hapësirë publike, duke pushtuar tokën dhe hyrjen e lokalit të shtetasit J. B.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. Ç., 55 vjeç, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikokogjike ndaj bashkëshortes dhe dy fëmijëve të tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– E. A., 22 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, pasi ka aksidentuar shtetasin R. H., 22 vjeç dhe është larguar nga vendi i ngjarjes;

– S. A., 51 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë proceduan penalisht shtetasit E. C., 38 vjeç dhe A. C., 43 vjeç, pasi me anë të mashtrimit i kanë përvetësuar një shumë parash, shtetases A. B., 58 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com/


Shtuar 8.02.2022 13:24