“Jemi më keq se 1991-in”, Berisha: Rama armiku i rrezikshëm, kemi 44 mijë luftëtarë

 Ish-kryeministri Sali Berisha në një mbledhje të hapur me krerët e degeve të PD në të gjithë vendin është shprehur se vendi momentalisht është më keq se në 1991.

Ai i ka ftuar të gjithë që të aktivizojnë qytetarët të ngrihen në protestë për të krijuar me shpejtësi frontin opozitar.

Gjithashtu Berisha theksoi se Rama është armiku i rrezikshëm, por opozita është më e fortë se kurrë pasi ka 44 mijë luftëtarë që i përgjigjen në çdo kohë.

Kjo lëvizje e fuqishme do të jetë shpëtimtare  për Shqipërinë”, tha ish-kryeministri.

“Detyra jonë është të aktivizojmë, ti tërheqim në veprimin tonë. Të bëjmë gjithçka për të vendosur bashkëpunimin me ta, për të identifikuar çdo organizatë, çdo grup interesi, çdo invidiv, çdo aleat tonin që duhet të krijojmë me shpejtësi frontin opozitar. Jemi në situatë shumë më të vështirë se në 1991.

Atëher kishim një regjim monist. Askush nuk do angazhohej për rrëzimin e këtij pushteti përvec ne, nëse ne presim se do na vijnë ndihma, ne mashtrojmë veten tonë. Para syve tanë u instalua pushteti total monist i PS. Sot brezi i ri duhet të lexojë për monizmin, kjo është problem, duhet të punojmë shumë, ka marrë fund kushtetuta, nëse nuk ka kontroll, kushtetuta është copë e pavlerë. E them këtë për të theksuar se në çfarë emergjence kombëtare jemi ne. Ramiz Alia nuk arriti që ti imponojë me opozitë të manipoluar, Rama sot 2, 3 individë i merr si përfaqësues të opozitës, u thotë Shqiptarëve se bordet janë komuniste por të mira.

Kjo është gjendja, po ku jemi ne? Më të fortë se kurrë, kemi 44 mijë luftëtarë që na përgjigjen në cdo kohë, u konfirmuan 44 mijë luftëtarë, është një pakicë e cila mund të kryejë me sukses mund të ndërtojë dhe udhëheqë një lëvizje të fuqishme e shpëtimtare për Shqipërinë. Këta kërkojnë mobilizim, kërkohet ta zgjerojmë frontin, ne duhet të ecim drejt krijimit të tij, në Tiranë e kudo. Përballë kemi një armik të egër që me vendosjen e monizmin paraqitet si armiku më i rrezikshëm pas Enver Hoxhës, është Rama. A do pranojmë ne Monizmin? Do pranojmë të lëvizim as usual me këtë qeveri e regjim, kurrën e kurrës,” u shpreh Berisha. /albeu.com