Zhduket 13-vjeçari në Tiranë, policia nis kërkim

Një 13-vjeçar është larguar prej ditës së djeshme nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Nëna e tij ka qenë ajo që ka denoncuar në polici, ndërsa kërkimet për gjetjen e tij kanë nisur.

“Më datë 13.02.2022, shtetasja A. U., 38 vjeçe, ka kallëzuar se djali i saj, shtetasi S. U., 13 vjeç, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer. Punohet për gjetjen e 13-vjeçarit”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 14.02.2022 12:50