Humb jetën në plazhin e Golemit 66-vjeçari nga Elbasani

Një 66-vjeçar nga Elbasani ka humbur jetën në plazhin e Golemit mbrëmjen e sotme.

“Në Golem, shtetasi M. K., 66 vjeç, banues në Elbasan, sapo ra në kontakt me ujin në anë të detit, ka shfaqur probleme shëndetësore”, informon policia.

Ai dyshohet të ketë pësuar arrest kardiak pasi ka hyrë në det.

Menjëherë i është dhënë ndihma e parë nga familjarët dhe nga roja e plazhit, por gjatë transportimit në spital, me autoambulancë, ky shtetas ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës./Albeu.com/ 


Shtuar 13.07.2023 21:33