Barazimi me Genoa, Inzaghi: Dy ndeshjet e fundit kemi bërë 40 goditje në portë, duhet të shënojmë

Pas barazimit të djeshëm pa gola ndaj Genoa, Inzaghi ka folur për mikrofonat e “Inter TV”.

“Me Sassoulon e Genoa kemi bërë 40-të godtije në portë, duhet të punojmë më shumë dhe më mirë për të arritur fitoren. Vetëm 10 minutat e para Genoa na vuri në vështirësi, më pas ishim ne që luajtëm totalisht.

Genoa po bënte presing shumë dhe fusha nuk ishte në gjendjen më të mirë. Në fillim të sezonit ne po shënonim një gol në çdo pesë korne. Këtë herë patëm 14 të tilla dhe nuk e çuam topin në rrjetë. Është vetëm një moment nga ato kur topi nuk do të shkojë në portë. Ne e dimë që ndeshjet vendosen nga episodet dhe nuk jemi me fat për momentin.

Meritonim më shumë por tani duhet të mendojmë për derbin ndaj Milanit në Kupën e Italisë. Të martën duhet të rikuperojmë forcat fizike por mbi të gjitha ajo që na mungon më shumë është fitorja. Ne e merituam por nuk arritëm të shënonim, duhet të kishim fituar edhe për tifozët e mrekullueshëm.

Por nuk duhet të jemi në ankth, duhet të qëndrojmë të qetë dhe të kthjellët”, është shprehur tekniku zikaltër./ h.ll/albeu.com


Shtuar 26.02.2022 07:54

Tags: ,