Tymi shihet me sy të lirë nga bregdeti shqiptar, 2 persona të bllokuar brenda tragetit që po digjet (VIDEO)

Pamjet që shihni më poshtë janë nga Korfuzi mes Shqipërisë dhe Greqisë ku duket trageti i linjës Greqi – Itali që u përfshi nga flakët orët e para të mëngjesit të sotëm.

Mësohet se 11 persona kanë zhdukur dhe 2 janë bllokuar brenda. Informacionet e para vijnë pas numërimit paraprak të personave që kanë dalë në breg, 278 në total nga 290 që ndodheshin në bord bashkë me ekuipazhin.

Kujtojmë se, flakët kanë shpërthyer pak pas nisjes së anijes nga porti i Igumenicës në orët e para të së premtes në Ereikousa. Alarmi ka rënë në orën 04:30 të mëngjesit dhe menjëherë ka nisur procesi i evakuimit. Pasagjerët janë larguar nga anija me varka shpëtimi. Për fat të mirë moti ishte i mirë dhe operacioni i shpëtimit ka shkuar pa probleme./albeu.com

 

 


Shtuar 18.02.2022 10:27