E FUNDIT/ Tjetër vetëvrasje, i riu në Krujë i jep fund jetës

Një ngjarje e rëndë është shënuar prag-mbrëmjen e kësaj të marte në Krujë, ku një person i ka dhënë fund jetës,

Ngjarja është shënuar në fshatin Kroi Madh të Krujës.

Policia bën me dije në banesën e tij dyshohet se ka vrarë veten me armë gjahu 39-vjeçari H.H.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Ky është rasti i dytë i flijimit me armë zjarri ditën e sotme, pasi gjatë paradites një 30-vjeçar nga Delvina, u gjet i vrarë.

Policia tha zyrtarisht se në orën 11:05, pranë vendit të quajtur “Kaminat” dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri Enteo Isufaj, rreth 30 vjeç, banues në Delvinë.


Shtuar 21.04.2020 17:32