Pas “BBV” Olta Gixhari braktis Spanjën, projekti që rikthen aktoren në Tiranë (VIDEO)

Olta Gixhari ishte ndër banoret më të pëlqyera të këtij edicioni të “Big Brother”. Ndonëse pas 100 ditësh, ajo la shtëpinë, ende aktorja vijon të bëjë për vete publikun. E duket se gjithë ky interesim për të, ka bërë që ajo të rikthehet edhe njëherë në Shqipëri, këtë herë me disa projekte. “Kam disa projekte dhe kontrata shumë të mira. Nuk mund t’i zbuloj tani, por do të jetë ‘Top Channel’ që do t’i zbulojë i pari.

“Disa janë në bashkëpunim me ‘Top’-in, por ka dhe të tjera. Do të jem këtu për një farë kohe dhe pastaj do iki të zhdukem se do bëj gocën…”, u shpreh aktorja në një prej daljeve të saj. E fill pas kësaj deklarate, ajo është shfaqur në xhirime që po realizohen. Nuk dihet nëse aktores simpatike i është premtuar një minutazh i saji, apo do të jetë pjesë e formateve që janë në ‘Top Media’, por ajo që dihet me siguri është që ka nisur puna për të parë sërish Olta Gixharin në ekran.

Një deklaratë të fortë, aktorja ka pasur edhe për lidhjen e Kiarës me Luizin, duke thënë se jashtë nuk e kanë shumë të gjatë. “Unë e kam thënë aty brenda që ata nuk kanë kimi dhe nuk e kanë shumë të gjatë. Vazhdoj ta mendoj kështu. Unë kam kursyer shumë njerëz, edhe Luizin. Prandaj ka kaq respekt për mua. Përtej lojës ne jemi njerëz. Unë e dija që ta komentoja këtë lidhje atij nuk i vinte mirë dhe prandaj nuk e kam cekur aty. Luizi ka qenë fokusi im dhe unë kam qenë fokusi i tij. Nuk më bëri përshtypje ky moment sepse e ka thënë prej muajsh. Kjo është fjongoja finale që i vuri marrëdhënies së tij brenda shtëpisë. Për mua e papritur ka qenë për Kiarën. Prandaj nuk e kam komentuar”.

View this post on Instagram

A post shared by Wake Up në Top Channel (@wakeup_topchannel)

Ajo foli edhe për komentet negative ndaj saj, duke e konsideruar të rëndë. Sipas saj, kjo ka ndodhur sepse ajo ka shfaqur një fuqi më të madhe nga sa ata donin. “Më duket e pabesueshme që njerëzit të flasin me këtë lloj gjuhe për këtë reality show. Unë nuk e kam ndjerë shumë sepse kam qenë brenda, por kur dola jashtë e pashë që ishin përballur familja ime dhe partneri im me këtë. Të marrësh një feedback të tillë është e rëndë. Por falë Zotit, dola në një periudhë që filluan të më donin. Unë kam bërë një analizë, ne si popull e kemi të vështirë të pranojmë dikë që mund të shfaqë një fuqi më të madhe sa ata duan. Unë nuk kisha nevojë për famën e ‘Big Brother’.

Unë kështu kam qenë dhe papritmas hyj aty, ku ekspozimi është i madh, zhvishem nga çdo aureolë VIP-i. Dhe njerëzit thonë pse ka hyrë këtu, me siguri ka blerë çmimin. Dhe fillojnë të të urrejnë”. E pyetur nëse është penduar që e la në mes rrugëtimin e saj, aktorja e mohoi diçka të tillë. Por, nënvizoi se ky ka qenë një nga vendimet më të vështira të jetës së saj.

“Nuk jam penduar. Nuk e kam lënë në mes, e kam çuar deri në fund. Kam bërë 100 ditë. Unë aq e kisha edhe në kontratë. Muaji i fundit ishte i paparashikuar. Unë ditët e fundit kam qenë duke marrë vendimin. 10-ditëshi i fundit ishte dyluftimi mes Oltës nënë dhe Oltës lojtare. Po më digjej shpirti të shkoja te djali dhe te Dori. Pastaj doja që ta shtyja deri në fund e të luftoja. Ka qenë një nga vendimet më të vështira të jetës sime”. Olta deklaroi se jeta pas BBV për të është shumë e vështirë sepse është në qendër të vëmendjes.