Italia ishte 'pro' hapjes së negociatave, Zaev javën tjetër në Romë
Italia po lufton që ta mbajë në tryezë mundësinë e zgjerimit të BE-se me vende të Ballkanit perëndimor. Në 29 tetor, kryeministri maqedonas Zoran Zaev udhëton drejt Romës, ndërsa shefi I ekzekutivit italian Giuseppe Conte, që javën e kaluar ishte në Tiranë, po vazhdon përpjekjet e tij pavarësisht refuzimit të Francës për t`i çelur negociatat në anëtarësimit Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Udhëtimi i Zaevit vjen përpara takimit të Këshillit të Ministrave të BE-së që duhet të zhvillohet në 19 nëntor, kur Italia dhe vendet e tjera anëtare të bllokut pritet të bëjnë presion për një diskutim të ri të çështjes së zgjerimit, shkruan Birn. duke komentuar nismën italiane, Zaev shprehu megjithatë kujdes.

"Tani do të ngadalësoj pak me shpresën dhe optimizmin tim sepse isha optimisti më i madh se Këshilli Evropian do të aprovonte një date. Le të punojmë në shtëpi dhe të shpresojmë që BE-ja do të çelë kapitujt tanë e të marrë një vendim për fillimin e negociatave", tha Zaev.

Qeveria e tij tani po përgatitet për zgjedhje të parakohshme në mars pasi kundërshtimi i Francës ia mohoi Tiranës dhe Shkupit një datë çeljeje të bisedimeve. Mes vendeve anëtarë pati mosmarrëveshje që treguan se vetë politika e zgjerimit të BE është në një konfuzion. "Këshilli Evropian do t’i kthehet çështjes së zgjerimit përpara samitit BE-Ballkan Perëndimor në Zagreb në maj 2020," u tha në deklaratën e lëshuar pas takimit.

Por kryeministri italian Conte la të kuptohet të premten se mund të ketë një iniciativë të re. Duke e quajtur zhvillimin "një gabim historik", Conte tha se do të propozojë që Bashkimi Evropian të rifillojë bisedimet në nëntor për zgjerimin e bllokut për të përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Shtuar më 22/10/2019, ora 15:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori