Sulmohen me thikë 3 policë në Kosovë

Tre policë në Kosovë janë sulmuar me thikë, pasi janë përfshirë në një sherr në një familje në Prizren këtë të shtunë.

Sipas burimeve mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, pas një intervenimi të policisë tek një familje, të cilët kanë denoncuar se një anëtar i familjes është mbyllur në dhomë me një thikë në dorë.

Policia e Kosovës ka dalë me një komunikatë duke shpalosur detaje të reja lidhur me rastin, ku si pasojë mbetën të plagosur tre policë.

Policia njoftoi se i dyshuari është arrestuar pas një asistimi të Njësisë së Reagimit të Shpejtë.

Më poshtë gjeni njoftmin e plotë të policisë:

Me datë 17 shtator 2022, rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatë se një person nga Lagja Dardania në Prizren ka sjellje agresive dhe është mbyllur ne dhomë me një thikë ne dorë, familjaret janë frikësuar se mos po e lëndon veten apo dikë tjetër dhe kanë thirr ndihmën e policisë.

Patrulla policore e Stacionit Policor Prizren-Veri ka shkuar në vendin e ngjarjes, janë munduar të komunikojnë me të dyshuarin, por ai edhe më tej ka qenë agresivë dhe nuk i ka përfill urdhrat e policisë e as të familjarëve .

Pasi që dyshohet se personi ishte nën ndikimin e narkotikeve është kërkuar që në vendin e ngjarjes të asistoj një patrullë e Njësisë së Reagimit të Shpejt dhe autoambulanca.

I dyshuari ka sulmuar me thikë zyrtarët policor e Njësisë së Reagimit të Shpejt, gjatë tentimit për ta vënë nën kontroll.

Në këtë rast tre zyrtar policor kanë marr lëndime trupor me thikë, por jashtë rrezikuat për jetë, të lënduar janë kryesisht në duar dhe krah .

Njëri nga policët dërgohet në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm, njëri ndalet në Spitalin Rajonal në Prizren , dhe njëri lirohet për trajtim në shtëpi.

I dyshuari, mashkull, 37 vejqar është arrestua, thika është sekuestruar..

Të gjitha njësinë përgjegjëse kanë dal në vendngjarje, përshirë edhe Njësinë Kundër Trafikimit me Narkotikë.

Me urdhër të Prokurori Kujdestar i dyshuari ndalet për 48 orë. Rasti mbetet nën hetime në Njësin rajonale të Hetimeve në Prizren./albeu.com/