Larg syve të publikut, liderët e NATO-s diskutuan përgjigjen ndaj një sulmi bërthamor rus

Liderët e NATO-s mund të kenë diskutuar përgjigjen e një sulmi bërthamor rus.

Telefonata e përbashkët midis liderëve të Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe ka të ngjarë të ketë adresuar implikimet për NATO-n e një aksidenti në centralin bërthamor të Zaporizhzhia, ka raportuar korrespondentja e Al Jazeera, Patty Culhane nga Uashingtoni.

“Neni 5 thotë se një sulm i drejtpërdrejtë ndaj një vendi anëtar të NATO-s është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj të gjithë anëtarëve të tij”, tha Culhane. “A do të konsiderohej një re radioaktive një sulm i drejtpërdrejtë ndaj një vendi?”

Udhëheqësit perëndimorë gjithashtu ka të ngjarë të kenë diskutuar për përdorimet e mundshme të kamionëve ushtarakë rusë të vendosur brenda kompleksit, fotografitë e të cilëve janë shpërndarë në mediat sociale, shtoi Culhane, si dhe thirrjen telefonatën e Macron dhe Putin, në të cilën ky i fundit ra dakord për një mision të IAEA në central.