“Ronaldo e motivoi Messin. Ata nuk rrëfehen, por jam i bindur se kanë ndjekur njëri-tjetrin”

Xavi e vlerëson rivalitetin me Cristiano Ronaldon si motivues të Lionel Messit.

“Cristiano i dha atij një shtytje shtesë, e motivoi të përmirësohej. Cristiano dhe Leo mund të mos e pranojnë, por jam i bindur se ata ndoqën njëri-tjetrin.

Nëse ke një shpirt sportiv, atëherë dëshiron të jesh më i miri”, tha ish-mesfushori i Barcelonës, për dokumentarin Messi: The Enigma. /G.D albeu.com/


Shtuar 21.10.2022 16:57