“Burri më tha nuk të kam dashur kurrë”, historia e rrëqethëse e gruas: Më martuan në moshën 17-vjeçare

Silvana ka rrëfyer në emisionin “E Diela Shqiptare” me Arditin, historinë e saj rrëqethëse, sfidat e jetës, vështirësitë dhe bukuritë e jetës.

Ajo tha se prindërit e kanë martuar me shkuesi që në moshën 17-vjeçare dhe se burri nuk e ka dashur kurrë atë.

Sakaq ajo ka treguar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” se pas pas vuajtjes dhe trishtimit i ka ardhur buzëqeshja, qetësia e gëzimi.

Ardit Gjebrea: Ty të pëlqeu në fillim?

Silvana: Jo.

Ardit Gjebrea: Nuk të pëlqeu?

Silvana: Jo. unë kam thënë jo në fillim, mami ka vajtur dhe ka thënë vajza tha po.

Ardit Gjebrea: Po pse e bëri mami këtë gjë?

Silvana: Ia kam bërë mamit pyetjen gjithmonë dhe më ka thënë “janë njerëz të mirë, prindërit i ka të mirë”. Okej, njeh prindërit, por jo djalin.

Ardit Gjebrea: Cila ishte përshtypja jote e parë për djalin, e njihje më përpara?

Silvana: Jo. Herën e parë që e kam parë, për mua një njeri që duket që është me kulturë, që është ndryshe, se si flet.

Ardit Gjebrea:Dhe si fliste ai?

Silvana: Duhet të ketë një lidhje kur bën muhabet me dikë, jo muhabet pa lidhje, domethënë flas por nuk e di se çfarë po flas.

Ardit Gjebrea: Ju nuk patët një kimi me njëri-tjetrin?

Silvana: Jo.

Ardit Gjebrea: Po ai pse pranoi që të të merrte ty?

Silvana: Për atë ishte ndryshe se thotë “okej në rregull, jam burrë” siç është edhe mentaliteti në Shqipëri se ai ma ka thënë edhe njëherë e një kohë pasi patëm debate, “unë nuk të kam dashur kurrë por të kam marrë” sepse siç e kanë burrat shqiptarë, gruaja në shtëpi duhet të jetë shërbëtore me pak fjalë.

Ardit Gjebrea: Dhe ai ty të ka thënë që “nuk të kam dashur kurrë?”

Silvana: Më ka thënë “nuk të kam dashur kurrë. Të kam marrë dhe kemi bërë 3 fëmijë vetëm për të të mbajtur nën veten time dhe unë të bëja çfarë të doja”.


Shtuar 26.03.2023 20:50