Gabimi që shumë njerëz bëjnë pa ditur kur lahen

Padyshim që hidratimi dhe pastërtia e përditshme e fytyrës dhe trupit është thelbësore.

Megjithatë, shumica e njerëzve së bashku me dushin, larjen e flokëve bëjnë një gabim themelor.

Flokët janë më të prekshëm ndaj dëmtimit kur janë të lagur. Kjo do të thotë se ata kanë nevojë për kujdes të veçantë dhe ju duhet të shmangni gabimet e caktuara.

Prandaj, mos i lini flokët të lagur për një kohë të gjatë. Çfarë do të thotë kjo praktikisht?

Uji dobëson flokët, kështu që sa më gjatë të qëndrojnë të lagur, aq më të brishtë bëhen. Prisni deri në fund të dushit për t’u lagur dhe lani flokët. Më pas thajini sa më shumë me një peshqir duke i përkëdhelur dhe jo duke i fërkuar apo duke përdorur shumë forcë. Në fakt shmangni sa më shumë tharësen e flokëve dhe lërini të thahen natyrshëm.


Shtuar 12.06.2023 23:27

Tags: