Lirimi i plazheve publike, policia sekuestron 489 çadra dhe shezlongë, arrestohen dy persona në Sarandë

Policia e Sarandës ka shtuar kontrrolet në vijat bregdetare pvr lirimin e hapësirave publike për pushuesit. Këtë herë polciia ka vënë në pranga dy shtetas Gj. I., 58 vjeçe dhe K. I., 38 vjeç.

Shtetasit akuzohen pK. I., 38 vjeçr “Pushtim toke” dhe “Fshehje të të ardhurave”.

Njoftim policie

Policia e Sarandës, kontrolle të shtuara në vijën bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit.

Lirohet hapësira në vijën bregdetare, në vendin e quajtur “Pema e thatë”, në Ksamil.

Procedohen penalisht administratori dhe pronarja e subjektit, e cila kishte zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra, të vendosura pa lejen përkatëse, si dhe nuk lëshonte kupon tatimor për shërbimin e ofruar.

Sekuestrohen 489 çadra dhe shezlongë.

Në kuadër të planit operacional për kontrollin e vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme, nga subjekte të ndryshme që vendosin çadra dhe shezlongë, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit:

-Gj. I., 58 vjeçe (pronare e subjektit), për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”;

-K. I., 38 vjeç (administrator i subjektit), për veprën penale ““Pushtimi i tokës”.

Shërbimet e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Sarandë, kanë liruar hapësirën publike, duke hequr 489 çadrat dhe shezlongët që ishin vendosur pa lejen përkatëse, në vendin e quajtur “Pema e Thatë”.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.