Diskutimet për propozimin francez në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ndërpritet seanca, vijon sërish nesër

Pas një dite me shumë tension përfundon seanca parlamentare e thirrur për shqyrtimin e propozimit francez.

Presidentja e KE-së Ursula Von der Leyen ishte mysafire e cila shprehu gatishmërinë e BE-së, si dhe garantoi se gjuha maqedonase nuk cenohet nga ky propozim.

Më pas, pas një pauze seanca vazhdoi me tone të ashpra nga ana e deputetëve opozitar maqedonas, e situata kulmoi atëherë kur fjalën e mori Kryeministri Kovaçevski.

Opozita u bë aq shumë zhurmuese sa që, kryeministri u largua nga seancë. Në ndërkohë Mickoski ndodhej jashtë parlamentit me protestuesit.

Seanca parlamentare do të vazhdojë nesër ditën e premte ora 11./Alsat.mk


Shtuar 14.07.2022 18:40