Regjistrimi i PD-së në KQZ, Celibashi jep 48 orë afat për plotësimin e dokumentacionit

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi i dha 48 orë afat PD-së  për të plotësuar dokumentacionin në lidhje me kërkesën për tu regjistruar në zgjedhjet e 14 majit.

Sipas Celibashit të drejtën për të kërkuar regjistrimin e PD-së e ka Lulzim Basha.

Por subjekti nuk regjistrohet dot  sot dhe dokumentet i kthehen për plotësim me afat kohor 48 orë.

 Të drejtën për të kërkuar regjistrim bazuar në dokumentet zyrtare të cilat janë vënë në dispozicion e ka zoti zoti Lulzim Basha, ai figuron kryetar i PD në pikëpamje të ligjit. Nga vlerësimi i dokumentacionit te paraqitur nga Lulzim Basha do duhet sipas ligjit që kërkesa për regjistrimin e PD të paraqitej nga kryetari i PD zoti Lulzim Basha. Në vlerësim të dokumentacionit unë vlerësoj se ky dokumentacion nuk është i plotë në përputhje me parashikimet e kodit zgjedhor. Besoj se është e qartë se dhe për ju Indrit dhe për këdo tjetër. Dokumentacioni duhet të jetë në përputhje me nenin 64 të kodit zgjedhor”, tha Celibashi./AlbEu.com/


Shtuar 9.03.2023 11:30