Luks i vërtetë! Brenda vilës 760 mijë euroshe që solli përplasjen mes deputetëve demokratë në Kuvend (FOTO LAJM)

Një vilë 760 mijë euro në njërin prej komplekseve më luksoze në Gjirin e Lalzit është bërë shkak për debate të forta mes deputetëve të PD-së. Pak ditë më parë, Gazment Bardhi tha publikisht se një deputet i Rithemelimit është marrë peng nga Edi Rama pasi i është gjetur një vilë 760 mijë euro në Gjirin e Lalzit.

Sipas tij, kjo e bën atë deputet që t’i shërbejë Ramës. Një gjë e tillë shkaktoi debat brenda PD-së duke çuar në reagimin e deputetëve të tjerë. Bardhi tha se kjo vilë i përket njërit prej deputetëve Flamur Noka; Edmond Spaho; Tritan Shehu dhe Bujar Leskajt. Në lidhje me deklaratat e Bardhit kanë reaguar Tritan Shehu dhe Edmond Spaho.

Më vonë, Bardhi bëri ironi në rrjetet sociale duke publikuar edhe detaje nga vila në fjalë, e cila sipas tij e kishte ulur çmimin nga 760 mijë euro në 670 mijë euro ndërkohë që publikoi në Facebook edhe të dhëna që e identifikojnë këtë pronë në faqen e kompanisë “Real Estate” që e ka nxjerrë në shitje.

Nga të dhënat e publikuara nga Gazment Bardhi në Facebook duke shkuar në faqen e kompanisë në fjalë, nga e cila siguruam fotot e vilës që shkaktoi sherrin. Ajo është nxjerrë në shitje tashmë dhe ambientet e brendshme duken jo pak luksoze.

Vila ka 10 dhoma, nga të cilat 7 janë dhoma gjumi si edhe 4 tualete. Ajo është e ndërtuar në 810 metër katrorë tokë dhe ka një sipërfaqe neto prej 400 metrash katrorë ndërtim.

Kompania thekson se mobilimi i vilës është luksoz duke dhënë detaje mbi pronanën si më poshtë:

Dy vila luksoze per shitje tek Kompleksi Lura 1, Gjiri i Lalzit. Ka nje siperfaqe trualli 810 m2, dhe ndertim 400m2. Organizohet ne dy vila te ndara. Njera nga vilat ka nje sip ndertim 212m2 dhe nje verande 42m2. Kati i pare eshte i organizuar ne nje dhome te bollshme ndenje dhe gatimi, nje tualet si dhe nje dhome tharje. Kati i dyte eshte i orgaizuar ne tre dhoma gjumi, nje studio si dhe dy tualete. Vila tjeter ka nje siperfaqe 117.84m2 ndertim. Eshte i organizuar ne nje dhome ndenje, ambient gatimi me vete, tre dhoma gjumi dhe dy tualete. Mobilimi i viles eshte luksoz. Shitet totalisht i mobiluar. Kompleksi iu ofron nje game te gjere sherbimesh, duke u konfirmuar si nje vend fantastik per te pushuar buzedetit.Gjelberimi eshte pjese e rendesishme e Kompleksit Turistik ****. Ambientet e perbashketa kane nje mirembajtje te vazhdueshme nga punetoret e Kompleksit. Prona disponon dokumentacion te rregullt hipotekor.Na kontaktoni per me shume Informacion.