“Unë kam blerë klikime!”, Anxhela Peristeri sapo u shpall këngëtarja më e sinqertë shqiptare?

Këngëtarja e njohur, Anxhela Peristeri ka bërë një deklaratë të fortë së fundmi. Gjatë programit “Aldo Morning Show”, ajo pranoi se ka patur raste që ka blerë klikime për këngët e saj.

“Në disa raste konsiderohet edhe si strategji marketingu. Unë, në përgjithësi, nuk është se kam blerë klikime, ka ndodhur në 2-3 raste që i kam blerë. Po e them edhe publikisht, se nuk është se jam e vetmja, janë të gjithë këngëtarët që kanë blerë, jo vetëm unë”, ka theksuar Anxhela.

Më tej, këngëtarja shtoi se blerja e klikimeve është strategji marketingu.

“Duket sikur e shtyn këngën, e marketon. Nëse dikush e shikon këngën time me 300-400 klikime, bëhet më shumë kurioz sesa kur e sheh me 20 mijë. Domethënë është një tip strategjie marketingu. Mendoj se kemi qenë më të lumtur atëherë kur nuk ekzistonte fare YouTube”, tha këngëtarja e njohur.

“Ajo që kam vënë re është se (unë kam dhënë koncerte të ndryshme në shesh) edhe këngët me 200-300 mijë (ndryshe nga ato që janë me 20 milionë apo 30 milionë klikime) njerëzit i këndojnë në grup. Kjo do të thotë se nuk ka nevojë që kënga të ketë 30 milionë klikime që ta dinë njerëzit”, – nënvizoi në fund të intervistës këngëtarja e njohur, Anxhela Peristeri.