Bulevardi “zonë e kuqe”, Berisha nuk lëkundet për vendodhjen e protestës

Edhe pse Policia e Shtetit ka njoftuar se bulevardi “ Dëshmorët e Kombit” do të jetë “zonë e kuqe” ku nuk do të lejohet lëvizja e automjeteve dhe qytetarëve, ish-kryeministri Berisha shfaqet i vendosur për vendodhjen e protestës së opozitës.

Berisha u bëri thirrje qytetarëve të mblidhen në bulevard dhe tha se Rama do të ulet nesër në karrigen e kryeministrit para liderëve të BE-së si “Hajduti i parë i Shqipërisë”.

“Ne jemi në një betejë me armikun e egër të votës së shqiptarëve Edi Rama, te mblidhemi për ti dëshmuar lidershipit evropian se njeriu që qendron si përfaqësuesi i Shqipërisë në atë samit e ka pushtetin e karrigen të ngritur mbi dhunimin e votës së shqiptarëve, e ka të ngritur mbi drogën, trafiqet, narkoshtetin që ka ndërtuar në Shqipëri, e ka mbi vjedhjet e mëdha të paimagjinueshme për një vend evropian që u bën qytetarëve shqiptarë.

Ai aty ulet si kryeministër por edhe si kryehajduti i Shqipërisë gjithashtu.

Hajduti i parë i Shqipërisë do jetë Edi Rama nesër në atë samit.

Me praninë tuaj të dashur qytetarë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit ju i dilni Zot në mënyrën më të vendosur këtji vendi e këtij kombi në rrezik ekzistencial.

Ne jemi në fatkeqësi të madhe me një person si ky në karrigen e kryeministrit. Të paktën t’ja përcjellim këtë shqetësim mbarë opinionit publik evriopian dhe atij botëror”, tha Berisha./albeu.com