Mbyllet numërimi, shpallet kryetari i PD-së në Skrapar

Pas numërimit të votave, është shpallur kryetari i ri i PD-së së Skraparit.

Lajmin e bëri të ditur Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike.

Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Skrapar u shpall Z. Hajredin Lahe Bakiasi me 69% të votave.

Me anë të një reagimi Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”./albeu.com/