I thyen dhëmbët qytetarit, SHÇBA: Policët u shoqëruan në komisariat, nisin hetimet!

SHÇBA reagon në lidhje me një rast korrupsioni dhe dhune të ushtruar nga dy punonjës policie ndaj një qytetari të publikuar pak orë më parë në emisionin investigativ “STOP”.

Sipas SHÇBA, kanë nisur procedurat hetimore për këtë rast, ndërsa dy punonjësit e policisë janë shoqëruar për të dhënë shpjegimet përkatëse.

Pogradec – Pas publikimit të pamjeve në emisionin investigativ “Stop”, në lidhje me rastin e një qytetari që ka deklaruar se dy punonjës policie i kanë marrë një shumë parash dhe më pas e kanë dhunuar, SHÇBA njofton se në bashkëpunim me organin e Prokurorisë dhe Komisariatin e Pogradecit ka nisur procedurat hetimore për këtë rast, ndërsa dy punonjësit e policisë janë shoqëruar për të dhënë shpjegimet përkatëse.

SHÇBA fton mediat dhe qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90. /albeu.com/

 

 


Shtuar 10.11.2021 22:44