Pagoi adoleshentin për foto seksuale, BBC shkarkon prezantuesin

BBC ka pezulluar një prezantues të akuzuar se ka paguar një adoleshent mijëra paund për fotografi seksuale që kur ishte 17 vjeç.

Tim Davey, drejtor i përgjithshëm i BBC-së, tha se kompania i merr të gjitha akuzat shumë seriozisht, duke shtuar se BBC u vu në dijeni për to në maj dhe se një hetim ishte nisur.

“Akuza të reja, të një natyre tjetër, na u paraqitën të enjten dhe përveç pyetjeve tona, ne kontaktuam edhe autoritetet e jashtme, në përputhje me protokollet tona. Mund të konfirmoj se kemi pezulluar punonjësin”, shtoi Davey.

Dyshohet se prezantuesi, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, i ka paguar adoleshentit 35 mijë paund (rreth 40 mijë euro) për foto eksplicite gjatë tre viteve të fundit dhe gazeta londineze “The Sun”, e cila raportoi e para për këtë, pretendon se i riu kishte 17 vjet kur prezantuesi filloi ta paguante.


Shtuar 9.07.2023 22:54