Interi triumfon në ndeshjen direkte ndaj Napolit, afrohet 4 pikë me kreun (VIDEO)

Interi ka fituar ndeshjen direkte në “Meazza” përballë Napolit në kuadër të javës së 13 të Serie A.

Në fakt ishin miqtë ata që kaluan në avantazh të parët me Zielisnki në minutën e 17, por vetëm 8 minuta më vonë vendasit barazojnë gjithçka me Calhanoglu i cili tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Teksa 45 minutat e para po i ofroheshin fundit, Interi ka suprizë të këndshme për tifozët në stadium pasi Perisic shënon golin e dytë dhe të përmbysjes për të çuar “zikaltërit” në pushim me avantazhin minimal.

Pjesa e dytë nis sërish me ritëm të lartë dhë është Interi që shënon edhe golin e trete më Martinez në minutën e 61 duke fituar një lloj qetësie dhe besimi.

Ekipi Spalletit nuk do të dorëzohej pasi në minutën e 78 Mertens i sapo futur në lojë do të rihapte takimin.
Pavarësisht tentativa të fundit rezultati 3-2 do të ishte përfundimtari. Një fitore shumë e rëndësishme për Inzaghin që e afron Interi 4 pikë me kreun, që është pikërisht Napoli.

Shikoni KËTU përmbledhjen e ndeshjes. /albeu.com


Shtuar 21.11.2021 19:59