Prishet miqësia me Luizin? Veprimi i Noizyt që ngriti dyshime te fansat (FOTO LAJM)

Ledri Vula, Elvana Gjata, Dhurata Dora, Yll Limani, Varrosi, Ghali, Elai, Era Istrefi, Ravanny, Mc Kresha, Lyrical Son, Buta, BM, Stine, Rudi, Mr Elvis, West Side Family, Stresi, Elgit Doda, janë artistët që do të performojnë në koncertin e Noizy-t.

Por nëse e shihni me kujdes listën mungon Luiz Ejlli. Pas daljes së tij nga “BBV” Noizy dhe Luizi u shfaqen bashkë në koncert, ku u bënë edhe premtime të mëdha, si bashkëpunime midis tyre e shumë të tjera.

Mirëpo deri tani nuk kemi parë asgjë. Dhe kjo, me shumë mundësi jo nga mungesa e kohës nga palët, pasi të dy kanë sjellë projekte gjatë kësaj kohe. Madje Luizi konfirmoi edhe bashkëpunimin e tij të parë me “rivalin” e Noizy-t, Getoar Selimin.


Shtuar 1.08.2023 12:53