Pas largimit nga Rangersi, Steven Gerrard flet për Eros Grezdën

Trajneri i Rangersit, Steven Gerrard ka folur për sulmuesin shqiptar, Eros Grezda pas largimit të tij nga Skocia.

Futbollisti gjakovar dështoi që ta tregojë veten në Skoci, derisa në këtë afat kalimtar u rikthye në Kroaci te Osijeku.

Ish-kapiteni legjendar i Liverpuli tregon se 24-vjeçari nuk punoi kurrë sa duhet për të fituar vendin në formacion.

Për dështimin e Grezdës në Skoci, Gerrard pranon t’i marrë të gjitha përgjegjësitë mbi supe.

“Grezda nuk punoi kurrë dhe për këtë mbaj përgjegjësi vetë. Për të qenë i sinqertë me të, ai donte të largohet dhe të luante. Ne i urojmë të gjitha të mira. Është kthyer te Osijeku, kështu që nuk ka asnjë problem atje”, shprehet strategu anglez.


Shtuar 12.01.2020 15:36